Në vitin 2010, një ide filloi të merrte formë. Ishte vizioni për të krijuar diçka që nuk ekzistonte ende në tregun e Kosovës: një kompani që i jep eventeve, komunikimit dhe marketingut peshë të vërtetë, standarde të reja dhe një mënyrë krejt tjetër të përjetimit të momenteve. Sot, 15 vite më vonë, KD Events & Communications është një emër që lidhet ngushtë me ngjarjet më të mëdha, më të guximshme dhe më të paharrueshme në vend.
Rrugëtimi ynë: Nga një ide në një lider të industrisë
E themeluar nga Kushtrim Demiri, i cili e udhëheq kompaninë edhe sot, KD ka kaluar një evoluim të jashtëzakonshëm. Ajo që nisi si një ekip i vogël me pasion për eventet është shndërruar në një platformë të madhe kreative dhe teknike, që ka prodhuar momente të gdhendura në memorien kolektive të qytetarëve.
Disa prej ngjarjeve që e kanë shënuar këtë rrugëtim:
- Transmetimi i ndeshjes së parë ndërkombëtare Kosova – Haiti, që mori vëmendjen globale
- Eventet masive të kampionateve evropiane dhe botërore në sheshin “Nënë Tereza”
- Pritja historike për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi
- Qindra evente korporative, kulturore e komerciale që kanë vendosur standarde të reja në industrinë lokale
Në 15 vite, KD ka treguar se kur pasioni takohet me profesionalizmin, kufijtë zhduken.
Shërbimet që kanë zgjeruar industrinë
Me rritjen e kërkesës në treg dhe besimin e qindra partnerëve, KD e ka zgjeruar portofolin duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh të avancuara të marketingut dhe komunikimit:
Marketing & Communication
- Digital Marketing & Performance
- Social Media Management
- Content Marketing & Copywriting
- PR & komunikim strategjik
- Analiza të tregut dhe strategji komunikimi
Branding & Creative
- Branding dhe Rebranding
- Creative Direction dhe art direction
- Koncepte kreative për fushata dhe evente
Production & Multimedia
- Video produktion dhe animacione
- Përmbajtje multimedia për brende
- Grafika dinamike dhe storytelling vizual
Këto shërbime e bëjnë KD një partner 360°, të kompletuar për çdo kompani që kërkon rritje, identitet dhe prezencë moderne.
Fuqia teknike që na diferencon
Pjesë e identitetit të KD është kapaciteti me u përballur me çdo madhësi eventi, nga më të vegjlit deri te produksionet gjigante. Sot, kompania ofron:
- LED ekrane të rezolucionit të lartë (me konfigurime fleksibile)
- Audio profesionale me cilësi të pastër
- Ndriçim skenik dhe efekte vizuale
- Prodhim teknologjik për skena, evente publike dhe koncerte
- Animacione dhe grafika që transformojnë çdo ambient
Me këtë infrastrukturë, çdo event kthehet në një eksperiencë — jo thjesht një organizim.
15 vite – dhe ende jemi në fillim
Sot, KD bashkëpunon me qindra brende në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Portofoli ynë përfshin industri të tëra: energji, sport, telekom, automobilizëm, kulturë, edukim, retail dhe institucione publike.
Me këtë përvjetor, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv Kushtrim Demiri thekson vizionin tonë:
“We make big things happen nuk është vetëm slogan. Është mënyra jonë e të punuarit dhe e të menduarit, çdo ditë, për çdo projekt.”
Rrugëtimi i 15 viteve është vetëm kapitulli i parë. Kapitujt e tjerë sapo kanë filluar të shkruhen.